Telegrafi

Gjilani – Drita, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal

Gjilani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë nikoqir të “Intelektualëve” në ndeshjen e zjarrtë të derbit lokal që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan nga ora 13:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë derbi me një formë të lartë dhe pret të vazhdojë me fitore për ta mbajtur pozitën e parë.

Edhe ekipi i Ardian Nuhiut është në formë të lartë dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive, pasi mbajnë se bashku pozitën e parë me Gjilanin.

Sikurse Munishi, ashtu edhe Nuhiu kanë vendosur të startojnë me disa befasi në formacionet zyrtare.

Gjilani: Koliçi; Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha; Dabiqaj, Aziz; Torassa, Progni, Razak; Krasniqi;

Drita: Maloku; Islami, Limani, Cuculi, Blakçori; Namani, Broja; Ajzeraj, Fazliu, Kryeziu; Simonovski;

/Telegrafi/