Telegrafi

Gjilani – Drita, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligën e Kosovës

Gjilani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” dhe “Intelektualët” do të luajnë mes vete në derbin e zjarrtë lokal, i cili pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan.

Ekipi i Ismet Munishit në cilësinë e vendasit vjen në këtë takim pas një fitore me rikthim te Arbëria dhe synon fitoren e radhës ndaj rivalit të urryer.

Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut vjen gjithashtu nga një fitore ndaj Feronikelit dhe synon të vazhdojnë serinë për të mbetur në garë për titull.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe për përkundër mungesave të mëdha.

Gjilan: Koliçi; Sorsa, Rapa, Useini, Veliu; Hajdari, Hila, Musolli, Çyrbja; Progni, Kelmendi;

Drita: Maloku; Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori; B.Shabani, Vucaj; Xh.Shabani, Fazliu, Alidema, Haxhimusa;

/Telegrafi/