Gjilani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Shqiponjave të Zeza” në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Agim Ramadani” në Gjilan.
Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi dhe pret t’i kthehet sa më shpejt fitores për t’u ngjitur në vendet e para të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Lushtakut është në formë të lartë si lider i kampionatit dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Rapa, Halili, Hoxha; Useini, Dabiqaj; Hajdani, Progni, Torassa; Krasniqi;
Drenica: Haxhijaj; Lushtaku; Jashari, Qaqi, Avdulli; Gashi, Arrabal, Thaqi; Denisson, Zabergja, Uka;
/Telegrafi/