Telegrafi

Gjilani dhe Trepça ’89 luajnë pa gola dhe ndajnë pikët

(Foto: Facebook/SC Gjilani/KF Trepça '89 FC)

Gjilani dhe Trepça ’89 janë ndarë në paqe, pasi nuk pati gola në përballjen mes tyre, të vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke rrezikuar përmes Edison Kqikut dhe Ardit Hilës, ndërsa më pas edhe me anë të Jackson Ferreira.

Ervin Kaçar ishte futbollisti që tentoi për mysafirët në pjesën e parë, megjithatë rrjetat nuk u prekën pas 45 minutave.

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Ardian Muja bëri një depërtim të mirë në gjysmën e dytë, ndërsa në anën tjetër Gramoz Kurtaj e goditi transversalen.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte, ashtu që u desh t’i ndajnë pikët.

Pas shtatë xhirove të para, Gjilani është në vend të pestë në tabelë me dhjetë pikë, kurse Trepça ’89 pozicionohet në vend të gjashtë me tetë pikë. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/SC Gjilani)