Telegrafi

Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe në derbin e javës

Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur pa gola (0-0) në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Derbi i javës së 17-të i luajtur në stadiumin e qytetit në Gjilan ka përfunduar pa fitues dhe tani dy klubet shkojnë me nga një pikë në pushimin dimëror.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Prishtinës, të cilët patën disa raste të mira, por pa arritur t’i konkretizojnë.

Prishtina provoi me Ahmet Januzin (18′), Armend Thaqin (37′) dhe Leonit Abazin (45′), por pa pasur sukses dhe portat mbeten të paprekura.

 

Në pjesën e dytë, loja ishte e baraspeshuar dhe dy klubet patën rastet e veta për të gjetur golin, por përsëri nuk u tund rrjeta.

Gjilani rastin më të mirë i pati me Gerhard Prognin (72′), ndërsa Prishtina tentoi me Labinot Ibrahimin (50′) dhe Endrit Krasniqin (77′), por dështuan ta gjejnë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 32 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 31 pikë. /Telegrafi/