Gjilani dhe Prishtina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Plisave” në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Vendasit kanë shkarkuar trajnerin Ismet Munishi pas humbjes nga Dukagjini në ndeshjen e fundit dhe synojnë t’i kthehet fitores nën urdhrat e ndihmësit të deritashëm Alban Hyseni.
Në anën tjetër, mysafirët e Abdulah Ibrakovic kanë rënë në formë ndeshjet e fundit duke pësuar dy humbje dhe një barazim, por synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive pasi në të kundërt rrezikojnë seriozisht pozitën e barazhit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Useini, Halili; Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli; Kelmendi, Krasniqi, Progni;
Prishtina: Haxho; B. Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Boshnjaku, Karabeci; E.Krasniqi; Zeka, Kryeziu;
/Telegrafi/