Gjilani dhe Malisheva përballen në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat kanë duan të rikthehen te fitoret, pasi vendasit kanë dy ndeshje pa maksimumin e pikëve derisa mysafirët tre të tilla.
Skuadra e Zekirija Ramadanit në ndeshjen e parë të edicionit pranveror barazoi 1-1 ndaj Ferizajt, derisa Malisheva u mposht nga Ferizaj 2-4.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë nevojë të madhe për pikë, me Gjilanin për ta blinduar pozitën e tretë dhe me Malishevën për t’i ikur zonës së rënies.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Halili, Sinani, Jashari, Hoxha, Ramadani, Dabiqaj, Zeka, Cale, Zabërgja, Solomon.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Bihorac, Veliu, Mustafa, Vitija, Gavazaj, Tolaj, Sobowale, Hazrollaj.
/Telegrafi/