Telegrafi

Gjilani dhe Llapi për tu rikthyer te fitoret, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Llapi do të takohen në kryendeshjen e kësaj jave në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas një nisje për mrekulli të sezonit, Gjilani nuk fiton prej dy ndeshjesh duke barazuar 1-1 me Prishtinën dhe duke humbur 4-1 nga Drita.

Në anën tjetër Llapi e nisi me fitore kampionatin, por në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë pasi ka pësuar tri humbje radhazi.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë të rikthehen te fitorja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi Beqja, Jashari, Prekazi, Hoxha, Musolli, Ramadani, Dabiqaj, Zabërgja, Solomon, Cale.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Neto, Fernandinho, Selimi, Krasniqi, Kurtaj,  Shabani, Progni, Fazliu.

/Telegrafi/