Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Ferizaj ndajnë pikët

Gjilani dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ka qenë një ndeshjet e zbehtë në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ku nuk pati shumë raste shënimi për gol.

Gjithsesi skuadra mysafire arriti të mbrohej mirë dhe në fund me plotë meritë mori një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Përkundër disa gjysmë rasteve dy portierët ishin në nivel të detyrës dhe gola nuk pati gjatë 90 minutave.

Me pikën e fituar, Gjilani ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 28 pikë, derisa Ferizaj vazhdon të mbetet në fund me vetëm 14 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Gjilani e pret Malishevën, derisa Ferizaj para adhuruesve të vet takohet me Prishtinën. /Telegrafi/

Exit mobile version