Telegrafi

Gjilani dhe Dukagjini në kërkim të pikëve, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Dukagjini kanë krijuar një rivalitet të madh këtë edicion në BKT Superligë.

Në dy sfidat e para në kampionat, dy skuadrat luajtën baras dhe të dyja u përballen edhe në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, ku Gjilani kaloi me shumë polemika duke fituar 2-1.

Tani vjen përballja e katërt këtë edicion mes dy ekipeve dhe e treta në kampionat e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Vendasit kërkojnë fitoren për kreun e tabelës, derisa mysafirët janë të parafundit në tabelë dhe kanë nevojë të madhe për pikë që të largohen nga ajo pozitë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi. Progni, Hajdari, Halili, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Musolli, Prekazi, Hoxha.

Dukagjini:Haxhihamza, Mërlaku, Basri, Syla, Nikolic, Hasanaj, Zhdrella, Da Sillva, Shabani, Perusses, Jashanica.

/Telegrafi/