Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Dukagjini luajnë baras në një ndeshje me plot raste

Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Gjilani pati një rast të mirë shënimi në minutën e 14-të kur Dren Feka gaboi në pasim prapa, por Senad Jarovic nuk ia doli ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Vendasit arritën që të kalojnë në avantazh në minutën e 15-të me anë të Elton Cales i cili shënoi për 1-0.

Me epërsi minimale të Gjilanit u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.

Në pjesën e dytë Dukagjini ia doli që të gjejë golin e barazimit me anë të Altin Mërlakut, i cili shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 1-1 pas asistimit të Gentrit Salihut.

Deri në fund të dyja ekipet rrezikuan disa herë njëra-tjetrën por që nuk ishte e mjaftueshme që të merrnin tri pikë.

Gjilani tani ka 27 pikë të grumbulluara dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë, ndërsa Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 35 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version