Gjilani dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Ballkanin dhe synon t’i kthehet fitores para tifozëve të vet, pasi kanë hyrë në një formë pozitive.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit gjithashtu vjen nga dy barazime dhe synon t’i kthehet fitores pikërisht ndaj një rivali direkt.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Bllaca; Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi; Shabani, Kace; Bilalli, Rrahmani, Basa; Jarovic;
Dukagjini: Muhaxhiri; Pllana, Syla, Basri, Hugo; Xhemajli, Pefqeli, Khomutov; Elezaj, Berisha, Mërlaku;
/Telegrafi/