Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të.
Është një ditë ku na presin dy super duele, njëri në Gjilan dhe tjetri në Suharekë.
Derbi më i madh lokal bë Kosovë zhvillohet në Gjilan ku Gjilani përballet me Dritën me fillim nga ora 13:00.
Të dyja skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas barazimeve 2:2, ku Gjilani ndali Prishtinën në kryeqytet, derisa Drita u përball me Ballkanin.
Bardhekuqët duan të hakmerren për humbjen në fazën e parë 4-1 dhe kërkojnë fitoren e parë të këtij edicioni ndaj rivalit lokal.
Në anën tjetër Drita që është lider i kampionatit pas dy ndeshjeve pa fitore synon të rikthehet te triumfi.
Ndarja e drejtësisë në derbin e madh kosovar i është besuar Mervan Bejtullahut, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani derisa në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.
Duel i zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit.
Kjo është ndeshja e parë që dy skuadrat e zhvillojnë këtë edicion mes vete dhe pritet të jetë shumë interesant dhe i luftuar.
Kampioni në fuqi kërkon të rikthehet te fitoret në kampionat në mënyrë qe mos të mbetet mbrapa liderit Dritës.
Në anën tjetër Llapi ka mbetur në vendin e parafundit në tabelë dhe ka nevojë të madhe për pikë.
Dy sfidat e ditës së sotme zhvillohen në orar të njëjtë me fillin nga ora 13:00. /Telegrafi/