Derbi mes Gjilanit dhe Dritës i zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përfundoi pa gola.
Ishte një lojë e heshtur dhe me pak raste, ajo që vlen të përmendet edhe në këtë ndeshje ishte atmosfera nga tifozët në tribuna.
Fillimi i ndeshjes ishte me pak raste dhe i baraspeshuar, ndërsa nga minuta e 16-të Gjilani mbeti me një lojtar më pak pasi gjyqtari kryesor përjashtoi me karton të kuq mesfushorin Ansi Nika.
Pesë minuta më vonë Fiton Hajdari i Gjilanit gjuajti fuqishëm drejt portës kundërshtare, por nuk ishe i saktë.
Në minutën e 45-të u përjashtua lojtari i Dritës, Haxhi Neziraj dhe me rezultatin 0-0 skuadrat shkuan në pushim.
Ishte një harkim i Xhevdet Shabanit (Drita), por portieri Kenan Haxhihamza reagoi mirë duke e larguar topin.
Në minutat e mbetur skuadrat tentuan të gjejnë rrugën drejt golit, por asnjëra nuk u treguan konkrete para portës kundërshtare.
Pas këtij barazimi Gjilani vazhdon në pozitën e gjashtë me 35 pikë, kurse Drita në vendin e katër me 45 pikë. /Telegrafi/