Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Drenica luajnë pa gola

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Gjilani dhe Drenica (0-0) e kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Granit Jashari rrezikoi i pari për mysafirët, ndërsa Franc Veliu e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë për vendasit. Një tjetër mundësi për nikoqirët në pjesën e parë e pati edhe Darko Nikaç.

Në fillim të gjysmës së dytë një mundësi shënimi e pati Denisson Da Silva, sidoqoftë rasti nuk u konkretizua.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rrjetat mbetën të paprekura dhe skuadrat i ndanë pikët.

Gjilani ka 44 pikë dhe ndodhet në vend të katërt, kurse Drenica numëron 35 pikë, dy më shumë se zona e rrezikut. /Telegrafi/

Exit mobile version