Gjilani dhe Drenica janë dy skuadrat që kanë pasur formë jashtëzakonisht të mirë në katër sfidat e fundit.
Të dyja ekipet kanë fituar nga tri ndeshje dhe kanë barazuar në një tjetër duke grumbulluar 10 pikë në katër takimet e fundit nga 12 të mundshme.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë që të vazhdojnë me rezultate të mira edhe në javën e 13-të kur do të përballen me njëra tjetrën.
Aktualisht Gjilani pas 11 takimeve të luajtura ka 20 pikë në vendin e tretë, ndërsa Drenica me një ndeshje më shumë ndodhet në vendin e katërt me 18 pikë.
Dueli i parë këtë edicion mes dy ekipeve në Skenderaj kishte përfunduar me rezultat të bardhë 0-0, ndërsa sot në Gjilan na pret një ndeshje e zjarrtë.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Veliu, Jackson, Aziz Keita, Useini, Hila, Progni, Çyrbja, Nikaç.
Drenica: Ymeri, Lushtaku, Zeqo, Miftaraj, Dumani, A.Mustafa, Dushi, Elshani, Kerim, Zabërgja, Murati./Telegrafi/