Gjilani dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes e cila do të luhet në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.
‘Skifterat’ do të jenë nikoqir të ekipit të Orges Shehit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Ballkani vjen në këtë ndeshje me një formë të mirë pasi numëron tri fitore radhazi në kampionat, teksa Gjilani me një formë të luhatshme, por edhe ata xhiron e kaluar morën një fitore të rëndësishme ndaj Llapit në udhëtim.
Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave e cila u zhvillua në Suharekë pati një spektakël prej gjashtë golave, por ndeshja përfundoi pa fitues.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion:
Gjilani: Haxhihamza, Thaqi, Arago, Roganovic, Bilalli, Aganspahic, Basa, Shabani, Taipi, Ibrahimi, Jarovic.
Ballkani: Iljazi, Potoku, Halili, Tolaj, Abedini, Sunday, Ismajlgeci, Thaqi, Ribeiro, Da Silva, Gjini.