Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të derbit të javës së tretë në Superligë.
Nënkampioni kosovar e nisi me humbje edicionin e ri, por në xhiron e dytë triumfuan 0-1 në udhëtim te Llapi.
Në anën tjetër Ballkani ka fituar dy sfidat e para duke shënuar shtatë gola e duke pësuar tre të tjerë.
Pritet një ndeshje spektkolare në stadiumin e qytetit në Gjilan, pasi dy skuadrat kur janë përballur mes vete gjithmonë ka dhuruar spektakël në fushë.
Gentian Mezani dhe Ismet Munishi tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Musolli, Hila,Keita Aziz,Kqiku, Progni, Hajdari.
Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Sinani, Prekazi, Potoku, Gashi, Baftiu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku. /Telegrafi/