Gjilani do të jetë nikoqir i Arbërisë në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, pasi skuadra e Bylbyl Sokolit ka ndërruar terren.
Takimi mes dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin ndihmës i cili është me bari sintetik në Gjilan.
Gjilani në këtë takim vije pas katër ndeshjeve pa fitore, ku ka pësuar një humbje dhe ka marrë tri barazime.
Formë të luhatshme ka pasur edhe Arbëria që në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, dy barazime e dy disfata.
Të dy skuadrat synojnë që të rikthehen te fitorja sot, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Hila, Hajdari, Dallku, Razak, Nikaç, Useini, Musolli, Veliu, Fustar, Progni.
Arbëria: pas pak…
/Telegrafi/