Gjilani dhe Besa, do të jetë takimi i fundit që zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, me vendasit që cilësohen si favoritë në letër.
Gjilani është në vendin e katërt me 37 pikë dhe dëshiron që të vazhdojë të jetë në mesin e tabelës.
Në anën tjetër, Besa tashmë ka humbur besimin për të luftuar për qëndrim në ligën elitare të futbollit kosovar, andaj luan për prestigj.
Skuadra nga Peja është në vendin e fundit me dhjetë pikë, 17 më pak se vendi i parafundit Arbëria. /Telegrafi/