Site icon Telegrafi

Gjilani bëhet gati për realizimin e projekteve milionëshe

Çështje tejet të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit të drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, në të cilën kanë marrë pjesë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, sikurse edhe zyrat vartëse të kryetarit.

I pari i Gjilanit ka theksuar se shuma e investimeve në këtë komunë për këtë vit për herë të parë tejkalon shumën e buxhetit komunal, duke përmendur projektin për trajtimin e ujërave të zeza, investime nga qeveria e Austrisë dhe ajo e Kosovës, projekti për rrjet të ujësjellësit me financim të qeverisë së Zvicrës, projekti për renovimin e stadiumit të qytetit, ndërtimin e palestrës së sporteve në Zhegër me investime nga qeveria gjermane, atë të efiçiencës së energjisë elektrike, ku përfshihet renovimi i të gjitha objektet publike, renovimi i teatrit të qytetit, Sahat Kullës, vazhdimi i implementimit të banimit social, ku do të ndërtohen edhe shtatë shtëpia të reja për familjet në nevojë etj.

Haziri ka emëruar grupet për implementimin e këtyre projekteve milionëshe, i cili i vlerësoi si më të rëndësishmet që nga paslufta, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version