Telegrafi

Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare të “derbit të titullit”

Gjilani dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë nikoqir të “Xherbailave” në derbin e javës, i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje pas tri barazimeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për t’iu ofruar në vetëm dy pikë Ballkanit në vendin e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Ilir Dajës synon fitore për t’i ikur tetë pikë Gjilanit dhe shtatë Dritës në vendin e dytë, por edhe një barazim do ishte pozitiv për ta.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Koliçi; Sorsa, Useini, Halili, Hoxha; Musolli, Keita Aziz, Dabiqaj; Progni, Krasniqi, Kelmendi;

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, Potoku; Dellova, Emerllahu; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;

/Telegrafi/