Telegrafi

Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare të derbit që mund të vendos titullin kampion në Superligën e Kosovës

Gjilani dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë nikoqir të “Xhebrailave” në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të, takim që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ekipi i trajnerit Gentjan Mezani vjen nga një fitore në derbi ndaj Dritës dhe synon fitoren e radhës për të shpresuar në titullin kampion në ndeshjen e fundit.

Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit vjen nga një barazim me Prishtinën, por gjithashtu pret fitore në këtë ndeshje për të pritur Dritën në ndeshjen e fundit të sezonit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Haxhihamza; Frasheri, Kastrati, Useini, Halili; Shabani, Keita Aziz; Progni, Plaku, Hajdari; Keita Razak

Ballkani: Ruxhi; B.Krasniqi, Berisha, Prekazi, Sinani; K.Gashi, Kuc; E.Krasniqi, Baftiu, Topalli; Magani;

/Telegrafi/