Site icon Telegrafi

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Policia e Kosovës ka marrë informacion se një mashkull, qytetar i Kosovës nga komuna e Gjilanit, ka humbur kontaktet me familjen dhe miqtë që nga data 5 shkurt 2025, kur ndodhej në shtetin e Turqisë.

Viktima, për të cilin nuk ka pasur asnjë informacion të ri që nga ajo datë, ka shkëputur komunikimin me të afërmit.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i përkatës, dhe tashmë ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version