Telegrafi

Gjilanasi, Shkëlqim Miftari hyn në librin Guinness

Shkëlqim Miftari nga qyteti i Gjilanit ka thyer Rekordin Botëror Guinness për kryerjen e 84 pompave me hark brenda një minute.

Këtë e bëri të ditur vetë Miftari përmes një postimi në Facebook ku ndau edhe imazhe duke pozuar me certifikatën e Guinness-it, transmeton Telegrafi.

“Miq, shokë dhe gjithë ju dashamirës, ju njoftoj që pas një pune dhe përkushtimi të madh arrita të vendos rekordin e ri botëror në Guinness World Record në kategorinë ‘The most archer push ups in one minute (elevated)’”, shkroi gjilanasi.

Sipas tij, ky rekord deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minute, derisa tani ai ka thyer rekordin me 84 pompa të realizuara brenda një minute me një dorë. /Telegrafi/