Site icon Telegrafi

Gjilanasi rrezikon të vuajë tre vite burg, sepse e lidhi hajnin që e zuri në shtëpi – para se t’ia dorëzojë policisë!

Një qytetar nga rrethina e Gjilanit rrezikon të dënohet me tri vite burg, pasi që e ka ndaluar një hajn në shtëpinë e tij.

Qytetari i me inicialet E.A ka rrëfyer për Gazetën Monitor se si një person i ka hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur e që ky i fundit ka rëndë në duart e pronarit.

E.A tregon tutje se ai e ka lidhur personin që kishte tentuar vjedhje në shtëpinë e tij dhe e kishte lajmëruar policinë. Për këtë veprim,Prokuroria e Gjilanit i ka bërë me dije E.A se ai rrezikon të mbajë tri vite burg.

Prokuroria e Gjilanit ka dënuar hajnin me 7 muaj burg dhe gjobë prej 700 eurosh.

Exit mobile version