Telegrafi

Gjilan, theret me thikë një person

Një therje me thikë ka ndodhur ditën e martë në Gjilan.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Kurteshi”, rreth orës 14:00, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, nga një person i dyshuar i panjohur ishte therur me ndonjë mjet të mprehtë, ai ka pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se rasti kishte ndodhë pas një konflikti verbal në mes të viktimës dhe të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe kërkuar të dyshuarin. /Telegrafi/