Site icon Telegrafi

Gjilan, të miturin e rrahin dhe ia marrin 20 euro nga xhepi

Foto: Ilustrim

Një i mitur nga Gjilani ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili përmes kërcënimit ia ka grabitur nga xhepi 20 euro.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë./Telegrafi/

Exit mobile version