Një person nuk ka respektuar një zyrtar policor në Gjilan, duke refuzuar të ndalet me veturë.
I dyshuari poashtu ka nisur veturën vrullshëm ndaj policit, por pas kësaj, polici ka arritur përmes xhamit t’ia marrë çelësat e veturës.
Polici dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime nga ky incident, transmeton Telegrafi.
“Gjilan / 02.05.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/