Një 63-vjeçare, punëtore e KEDS-it, është gjetur pa shenja jete këtë të martë në vendin e punës në Gjilan.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32, nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellë një person i gjinisë femërore shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njëjta është punëtore e KEDS-IT dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyrë pa shenja jete”, ka thënë Hashani.
Tutje, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.
“Mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruat që trupi i pa jetë të dërgohet në IML”. /Telegrafi/