Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht në Gjilan.
Rastin në Polici e ka raportuar nënë e viktimës, transmeton Telegrafi.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/