Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar dhunë në familje.
Kështu thuhet në njoftimin e Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Sipas këtij njoftimi theksohet se në rastin e parë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.T, në komunën e Ranillugut, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në rastin tjetër, dyshohet që i pandehuri F.S, në komunën e Gjilanit, ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që nën ndikimin e alkoolit dhe me thikë e kanos vajzën e tij L.F, deri në atë moment kur e dëmtuara arrin të i’a largojë thikën nga dora, me ç’ rast i njëjti përsëri tenton të e godas, duke gjuajtur me një dru në drejtim të saj”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/