Po vijon procesimi i votave për kuvende komunale të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Në komunën e Gjilanit sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ janë numëruar mbi 98% e votave për Kuvend Komunal.
Edhe në këtë komunë qytetarët për kryetar të komunës kanë votuar kandidatin e një partie, derisa për asamble kanë votuar kandidatin e partisë tjetër, njofton Telegrafi.
Për dallim nga zgjedhjet për kryetar të Gjilanit ku Alban Hyseni i LVV-së udhëheq garën, në asamble komunale udhëheq LDK me rreth 10% ndaj LVV-së si parti e dytë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, LDK ka marrë 39.14% të votave e pasuar nga LVV me 29.02% të votave.
PDK është e treta në Gjilan në garën për asamble me 13.57%, e pasuar nga AAK me 6.89%./Telegrafi/