Polica e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në Gjilan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima mashkull është gjetur në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.
“Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në orën 00:06, ditën e martë. /Telegrafi/