Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 vite burgim për të akuzuarin L.L, i cili më 22 shkurt 2018 gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan-Prishtinë nuk i është përshtatur rregullave të komunikacionit, ku si pasojë ka goditur fëmijën E.B.
Fëmija E.B nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj.
“Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës'”, thuhet në njoftim.
Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 vite burgim dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej tre vite pas përfundimit të dënimit. /Telegrafi/