Site icon Telegrafi

Gjiko tregon si po kujdeset që të “mos i bie sheqeri” – punë intensive në studio për projekte të reja

(Foto: Instagram/gjikotheflyboy)

Hip hop superylli, Gjiko, po bëhet gati për një dimër mjaft të nxehtë.

Reperi kohëve të fundit po qëndron në studion e RedBox ku po punon në projektet e reja muzikore.

Gjiko ka publikuar pamje nga studio ku ka realizuar hitet më të mëdha të tij nën firmën e Big Bang Beats.

Ai lë të kuptohet se ka shumë kohë që po punon, kurse veten po e mban në formë me smoothie dhe ëmbëlsira nga Big Scoop.

Gjiko kështu thotë se po e merr energjinë para sesioneve intensive të incizimit.

“Shkojmë me studio session. Gjiko sot u nxe fort. Studio tërë ditën, por mos me na ra sheqeri. Shumë shakes e ëmbëlsira”, shprehet Gjiko mes tjerash në video.

Reperi ka vazhduar që të postojë video nga sesioni i tij në studio me vëllain, Big Bang, i cili edhe ka realizuar të gjitha hitet e reperit pejan.

Nuk dihet ende nëse Gjiko po bën album apo mixtape, mirëpo sipas paralajmërimeve duket se do të jetë diçka e madhe.

Exit mobile version