Telegrafi

Gjiko tregon se ka përfunduar 12 këngë të reja

Gjiko (Foto: Instagram)

Asdren Gjikolli apo siç njihet me emrin e artit Gjiko, është duke punuar që një kohë për projekte të reja muzikore.

Gjatë kësaj periudhe, ai vazhdimisht është parë në studion e RedBox, nga ku edhe nxori hite të mëdha, të cilat kanë pushtuar platformat e ndryshme muzikore.

Ndonëse është mjaft aktiv në rrjetet sociale, i njëjti së fundmi ka bërë disa postime në llogarinë personale, Instagram, përmes të cilave tregon se ka finalizuar 12 këngë.

Gjiko në studio për projekte të reja muzikore (Foto: Instagram)

“10 orë në ditë, 12 këngë janë të përfunduara”, është mbishkrimi që Gjiko ia ka vënë imazhit, ku në të shfaq edhe logon e RedBox.

Lexo po ashtu Gjiko tregon si po kujdeset që të “mos i bie sheqeri” – punë intensive në studio për projekte të reja

Edhe pse nuk ka zbuluar më shumë rreth këtyre projekteve, reperi nga Peja muaj më parë paralajmëroi një ‘mixtape’ të ri, që lë të kuptohet se këto këngë mund të jenë pjesë e tij.

Gjiko në studio për projekte të reja muzikore (Foto: Instagram)

Në ndërkohë, këtë vit ai lansoi disa këngë të suksesshme, përfshirë “Coco Jumbo”, “My Bro” dhe “Bakllava” në bashkëpunim me artistin Butrint Imeri.

Gjiko po ashtu ka qenë më i përkushtuar edhe ndaj familjes, pasi u bë baba për herë të parë i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Zëri, nga martesa me prezantuesen Elita Rudi. /Telegrafi/