Site icon Telegrafi

Gjiko thotë se s’ka nevojë për ndihmës në skenë, pasi publiku ia di këngët! (Foto)

Hip hop ylli shqiptar, Gjiko, ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierën e tij deri tash.

Ai ka qenë top artisti i këtij sezoni, duke qenë jo vetëm më i kërkuari për koncerte, por edhe për numrin e hiteve të lansuara.

Së fundmi ai performoi në Zone ku stërmbushi hapësirën me fansa, teksa ishte i pakapshëm me nga tri koncerte për një natë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

As edhe një aksident i rëndë nuk e ndali atë – ai vazhdoi turneun e tij me sukses.

Gjiko ka shprehur krenarinë për suksesin në rrjetin social Instagram, duke thënë se ai ska nevojë për ndihmës-vokalist në skenë, nga se publiku i di këngët e tij.

Nuk pritet që së shpejti Gjiko të publikojë ndonjë këngë të re, teksa ai vazhdon të shijojë suksesin e projektit “Gabime” me Nora Istrefin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version