Reperi i njohur Gjiko është shumë aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk heziton që herë pas here edhe t’i motivojë fansat e tij.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe përmes fotografisë së fundit të publikuar në rrjetin social, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një thënie motivuese për fansat e tij.
“Kurrë mos e lë dikë të tregojë kush je, çka je dhe çka mund të bësh, largoji ata”, ka shkruar reperi pejan në Instagram.
Duket se kjo ka qenë rruga e tij drejt suksesit, duke mos u marrë me atë se çfarë të tjerët thonë, por të punojë me përkushtim për të arritur qëllimet e veta.
Ai përndryshe sot është një nga reperët më dominues në industrinë e muzikës vendore. /Telegrafi/