Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, tash e një kohë është duke punuar në këngë të reja.
Ai ka njoftuar fansat e tij se ka gati projektin e ri të titulluar “Coco Jumbo” dhe se pritet të publikohet të premten.
Në ndërkohë, në llogarinë e tij personale në Instagram, ka sjellë edhe një fragment të shkurtër të këtij klipi. “Pasnesër ndërron loja, 28.06.2019”, ka shkruar ai.
Gjiko u ka munguar fansave një kohë të gjatë me projekte, pasi u bë baba për herë të parë dhe i ishte përkushtuar tërësisht familjes.
Krijuesi i shumë hiteve është martuar me prezantuesen Elita Rudi në shtator të vitit që lamë pas, dhe pak muaj më vonë dhanë lajmin se po bëhen prindër, teksa pastaj pritën në jetë një djalë.
“Bakllava” është kënga e fundit që e ka publikuar në dhjetor të vitit 2018 në bashkëpunim me Butrint Imerin. /Telegrafi/