“Çunat e Rrugës” mban titullin kënga më e re, të cilën Gjiko do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërkohë që ka premtuar se “do të ndërrohet loja” pas publikimit të këtij projekti.
Ai tashmë e ka bërë të ditur ditën dhe kohën e publikimit të videoklipit muzikor që është shumë më i veçantë nga realizimet e tij të mëparshme.
“Nesër (e diel) ora 14:00 në kanalin zyrtar të Redbox Entertainment. Ky projekt është deri tash projekti im favorit. Shpresoj t’ju pëlqejë edhe juve”, ka shkruar Gjiko në njoftimin e tij.
Kënga është punuar në shtëpinë e hiteve të shumta, Redbox dhe mban nënshkrimin e producentit të shumë projekteve që i kanë kaluar kufijtë shqiptarë, BigBang.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Sekuencë Studio, ndërsa reperi ka këtë paralajmërim: “Definitive. Nesër ndërrohet loja… Përgjithmonë”.
“Anna” në bashkëpunim me Nora Istrefin është realizmi më i fundit muzikor i Gjikos që u shndërrua në hit porsa u publikua. Videoklipi i kësaj kënge është shikuar mbi 13 milionë herë, një muaj pas lansimit. /Telegrafi/