Telegrafi

Gjiko me sukses të madh në orët e para të lansimit të albumit, rreth 100 mijë shkarkime për “Energjiko”?

Hip hop superylli, Gjiko, ka treguar edhe një herë pse është një prej artistëve më të kërkuar.

Me të publikuar albumin interesimi për të shkarkuar projektet e rij të reja muzikore ka qenë i madh.

Albumi “Energjiko” me 18 këngë dhe katër bashkëpunime me top emra të skenës është pritur tashmë shumë mirë nga publiku.

Vet reperi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se janë 20 mijë shkarkime që ai i ka konfirmuar.

Ndërkaq, ka pohuar se ilegalisht albumi është shkarkuar mbi 100 mijë herë.

Ky sukses në ditën e parë të lansimit të albumit të Gjikos e bën punën e tij natyrisht të suksesshme në këtë projekt të madh.

Gjiko me albumin “Energjiko” ka siguruar nënshkrimin e një kontrate të madhe me Golden Eagle, brendin e njohur të pijeve energjike. /Telegrafi/