Telegrafi

Gjiko spektakolar në Shkup, hyn në mes të fansave – çmend publikun me performancën (Video)

Hip hop superylli shqiptar, Gjiko, ka shfaqur një tjetër performancë të veçantë në koncertin e tij të radhës që u mbajt në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup.

Reperi i shumë hiteve po kalon sezonin dhe vitin më të suksesshëm në karrierë, ku ai vazhdon të ketë koncerte në një moment kur të tjerë artistë po pushojnë.

Hitet e shumta të tij të publikuara si goditje njëra pas tjetrës kanë bërë që publiku të çmendet pas tij, e kjou vërejt edhe në Shkup.

Telegrafi ka siguruar një video teksa Gjiko bën “freestyle acapella” para mijëra adhuruesve në Shkup në ambient të hapur dhe qëndron shumë afër duke u ngjitur mbi fansa të cilëve u mundëson ta prekin atë – një lëvizje që çmendi publikun.

Pavarësisht dashurisë së madhe nga publiku që çmendej pas reperit dhe dashurisë që ai ndjeu, u desh intervenimi i sigurimit që as nuk e priti një lëvizje të tillë nga Gjiko, i cili është i pari artist që hyn në mes të publikut në një mënyrë të tillë.

Ai këndoi himnin kombëtar shqiptar një zëri me publikun gjatë kësaj performance, çka e ndezi edhe më shumë publikun në qytetin shqiptar.

Më pas peformanca e tij e shkëlqyeshme vazhdoi me të që performoi hitet e mëdha të tij, kurse moment kulmor ishte edhe ndezja e dritave nga publiku pranishëm për këngën “Yjet Nalt” që e bënë ambientin të duket për plot me yje.

I ndihmuar nga publiku që i dinte në mend këngët e tij, Gjiko vazhdoi duke performuar hitet e mëdha si “Faje”, “Mos ma Përzi” dhe “Je shku”.

Ishte kjo një nga performancat më të mëdha nga Gjiko për këtë sezon, teksa me të në Shkup ishin të ftuar edhe Capital T dhe Majk.

Hip hop ylli pritet t’u kthehet këngëve prej shtatorit, muaj ku ai ka paralajmëruar se do të punojë për lansimin e një “mixtape”. /Telegrafi/