Telegrafi

Gjiko sonte vjen live me “Shtrejt”

Pas angazhimeve të shumta me këngët e reja dhe videoklipet e këngëve të tij, Gjiko sonte vjen në kryeqytet për ta sjell live këngën e tij më të re, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B.

Zone Club sonte e ka rezervuar Gjikon për ta bërë premierën e këngës së tij më të re dhe gjithë hiteve të tij të këtij viti.

Pas zbulimit të datës zyrtare të kësaj mbrëmje, Zone ka marrë kërkesa të jashtëzakonshme për rezervime, e mbase tani edhe më shumë për faktin se Gjiko ka ardhur së fundmi me dy super hite, këngën e tij të re Shtrejt dhe Papuqe Gucci.

Telegrafi.com do ta ndjek nga afër performancën e Gjikos në Zone dhe do të ju njoftojë për më shumë detaje nga performanca e tij në klubin më të madh të natës në kryeqytet.

Pas Gjikos, në Zone do të zbarkojnë edhe Buta me DJ Gamblemania, më pas të enjtën është Ghetto Geasy me Skivin, për ti lënë vend më pas Florit, Klajdit e Brunos, si dhe Ledrit, më 4 janar 2018.