Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gjiko, ka publikuar sot (e diel) projektin e ri muzikor njëherësh të parin për vitin 2020.
“Çunat e Rrugës” mban titullin kënga e tij, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, me një klip mjaft të veçantë të punuar nga “Sekuencë”.
Edhe ky projekt është punuar në shtëpinë e hiteve, Redbox, nga producenti i shumë projekteve që tashmë i kanë kaluar kufijtë shqiptarë, BigBang.
Reperi nga Peja i kushtoi rëndësi mjaft të madhe kësaj kënge, bazuar në tematikën dhe rrëfimin që e sjellë.
Historia e klipi njëkohësisht e kanë bërë projektin edhe më unik, ndërsa protagonistët po ashtu i bëjnë skenat edhe më interesante.
Këngën tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të RedBox Entertainment dhe besohet që do të mirëpritet nga publiku dhe fansat e tij të shumtë.
Gjiko para publikimit të këngës theksoi se ‘do ndërrohet loja përgjithmonë’ dhe pa dyshim se ky projekt do shndërrohet në hitin e kësaj kohe. /Telegrafi/