Telegrafi

Gjiko së shpejti vjen me “Yjet nalt” (Foto)

Reperi Gjiko shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më ri muzikor, njëkohësisht të parin për vitin 2017.

“Yjet nalt” do të jetë titulli i këngës së re, e cila si projekt duket të jetë pak më e veçantë se herët e tjera.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet një dimension hapësiror dhe figura e hijezuar e një çifti.

Kënga e re është realuzar nga vëllai reperit, producenti Big Bang, e ndërsa për tekstin është kujdesur vet Gjiko.

“Vjen së shpejti”, ka shkruar reperi pejan në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/