Site icon Telegrafi

Gjiko së shpejti në bashkëpunim me djalin e tij, Zërin?

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur Gjiko, këtë vit është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Zëri.

Zëri tashmë dita-ditës po rritet, duke iu bërë krah babait të tij, i cili njihet si një ndër reperët më të suksesshëm në estradës.

E megjithëse është i vogël për ta përcaktuar talentin e tij, duket se Gjiko do të dëshironte që të kishte një bashkëpunim me të birin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kështu të paktën ka bërë të ditur në fotografinë e fundit të publikuar me të birin në Instagram – imazh të cilin ai e ka realizuar në ashensor.

“Gjiko në bashkëpunim me Zërin, së shpejti”, ka shkruar reperi nga Peja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Mbase Zëri mund të jetë pjesë e klipit të ri të babait të tij, megjithatë mbetet për t’u parë, pasi Gjiko ende nuk i ka zbuluar detajet e projektit të ri muzikor që dot a sjellë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version