Një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Gjiko, paralajmëron një kthim të fuqishëm.
Pas një periudhe të mungesës në botën e muzikës, Gjiko është gati të kthehet në qendër të vëmendjes me një projekt të ri.
Këngëtari ka zgjedhur rrjetin social Instagram, për të dhënë lajmin e madh: kënga e re do të vijë në bashkëpunim me artistin Mak Zogaj dhe do të lansohet nesër (7 prill).
Publiku e njeh Gjikon për hitet e tij të mëparshme që kanë bërë bujë dhe kanë ngjitur shkallët e top-listave muzikore, dhe tani, pritjet janë të larta për materialin e ri.
Traileri i këngës, i cili tashmë është bërë publik, zbulon se ky bashkëpunim po vjen me një energji tejet ritmike dhe pritet të jetë hiti i radhës.
Reagimet nuk kanë munguar, fansat kanë zënë përshtypjen në komentet e postimit, duke shprehur padurimin dhe entuziazmin e tyre për të dëgjuar këngën e plotë. /Telegrafi/