Telegrafi

Gjiko qeth flokët gjatë vetizolimit, ndan imazhe me djalin e tij

Gjiko (Foto: Instagram/gjikotheflyboy)

Reperi Gjiko është njëri nga artistët e estradës shqiptare që përpos që sjell muzikë, ai tregon edhe një pjesë të humorit të tij.

Pasi shumica e popullsisë po qëndrojnë të izoluar për shkak të pandemisë coronavirus, edhe Gjiko së bashku me familjen e tij po e bëjnë të njëjtën gjë.

Një pjesë e madhe e lokaleve tashmë janë të mbyllura, duke përfshirë edhe sallonet për prerjen e flokëve, parukeritë e të tjera që shërbejnë për kujdesin ndaj dukjes.

Andaj, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, duket se Gjiko ka vepruar si një pjesë masive e meshkujve në botë.

Në imazhin e ndarë, ai shihet me djalin e tij njëvjeçar, Zëri duke buzëqeshur, por vëmendjen e fansave e mori koka tullace.

(Foto: Instagram/gjikotheflyboy)

Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, po e shijon mjaft shumë kohën i izoluar, pasi ka rrëmbyer edhe zemrat e fansave të tij nga publikimi i imazheve me gruan e tij, Elita Rudi dhe djalin e tyre. /Telegrafi/