Telegrafi

Gjiko publikon sekuenca nga kënga e re, teksa bën një vozitje të shpejtë

Gjiko (Foto: Screenshot/Instagram/gjikotheflyboy)

Gjiko është njëri nga artistët që ka qëndruar për një kohë të gjatë në skenën muzikore duke sjellë në mënyrë vazhdueshme hite të ndryshme.

Jeta e tij, që nga fillimi i karrierës muzikore e deri në formimin e familjes, kanë qenë gjithmonë të përfolura në mediat rozë.

Përmes një publikimi në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë një video teksa në sfond dëgjohet muzika e tij.

“Xhiro” duket se do ta mbajë titulin projekti më i ri, pasi edhe në imazhin e ndarë, Gjiko shfaqet në makinë duke vozitur shpejtë.

“Kush është për një xhiro pas iftarit. Duke ardhur, shumë shpejt”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Reperi ka disa muaj që nuk ka publikuar këngë të reja, por ka marrë pjesë në albumin e Ledri Vulës përmes këngës “Bizzy Bizzy”. /Telegrafi/